Ambasadori i SHBA’së në NATO shkon për vizitë në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon disa detaje të bisedës

Bruksel, 11 korrik 2025 — Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara pranë NATO-s, Matthew Whitaker.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bajrami tha se gjatë takimit u diskutuan çështje globale me rëndësi, u vlerësua lidhja e veçantë mes SHBA-së dhe Kosovës dhe u hodhën ide për hapa të guximshëm në drejtim të forcimit të mëtejshëm të partneritetit mes dy vendeve.

“Një vizitë dinamike dhe angazhuese,” u shpreh Bajrami.

Kategoritë
LajmeVendi