Ambasadori amerikan shkon në Qeveri, por Kurti ndodhet në ShBA – nuk dihet se me kë do të takohet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë sërish të enjten në ndërtesën e Qeverisë. Ai nuk ka treguar se me cilin zyrtar qeveritar është takuar, meqë kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar mbrëmë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vizitën e Kurtit në ShBA, ka njoftuar gjatë ditës së sotme, Zyra e Kryeministrit. Bashkë me Kurtin ka udhëtuar edhe zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi