Aliu publikon foto me ish-sekretarin Kerry dhe Osmanin: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

Aliu publikon foto me ish-sekretarin Kerry dhe Osmanin: Dëgjuam fjalimin inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar të shtunën një fotografi së bashku me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe me ish-sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Kerry.

Aliu ka bërë të ditur se bashkë me Osmanin dhe ish-sekretarin Kerry, e kanë dëgjuar fjalimin e zëvendëspresidentes amerikane, Kamala Harris.

“Së bashku me Presidenten Osmani, e me mikun tonë ish-sekretarin, John Kerry, dëgjuam fjalimin përmbyllës e inspirues për veprimet ndaj ndryshimeve klimatike, nga ZëvendësPresidentja e ShBA-ve, Kamala Harris”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, Aliu ka thënë se Kosova i është bashkangjitur komunitetit ndërkombëtar në dedikimin për trefishimin e energjisë së rinovueshme.

Kategoritë
BotaLajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova