Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar dje nga afër punimet që po zhvillohen në urat mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Ai u shpreh se projektet infrastrukturore janë duke avancuar dhe theksoi rëndësinë e tyre për lidhjen dhe zhvillimin e qytetit.