Alex Soros: Donald Trump është tashmë president i elitës në Davos, por ata e kanë gabim

Presidenti i Fondacionit “Shoqëria e Hapur”, Alex Soros, foli në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos të Zvicrës, për perspektivat e rizgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aktivitetet parazgjedhore tashmë janë në lulëzim të plotë në SHBA dhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm është një nga temat kryesore të WEF.

“Në Davos, Donald Trump është tashmë president. Kjo është një gjë e mirë sepse ata gjithmonë bëjnë gabime në Davos,” tha Soros.

Ai beson se ka mundësi të jetë kandidat në një nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse nuk zgjidhet në zgjedhjet e këtij viti.

“Donald Trump zotëron Partinë Republikane. Tani për tani jemi në atë që më pëlqen ta quaj cikli Trump sepse mendoj dhe besoj se ai do të jetë kandidati republikan në 2028 dhe ndoshta edhe në 2032 nëse institucionet qëndrojnë,” tha ai.

Duke folur për mënyrën se si do të përfundojë Trump, ai tha se do të përfundojë në burg ose do të përfundojë në pushtet, por se “nuk do të shkojë diku në plazh apo të dalë në pension”.

Ai vlerësoi se presidenti aktual i SHBA Joe Biden ka shanse të mira për t’u rizgjedhur, pavarësisht se Trump kryeson në sondazhet parazgjedhore, raporton CNBC.

Kategoritë
BotaLajme