Albulena Haxhiu bëri kërkesë për transferimin e kunatit të dënuar në rastin Kumanova – nuk iu aprovua nga Maqedonia e Veriut

Albulena Haxhiu ka bërë kërkesë zyrtare për transferimin e kunatit të saj dhe katër të tjerëve të dënuar për rastin Kumanova në Maqedoninë e Veriut. Ministrja e Drejtësisë i ka kërkuar homologut të saj maqedonas që pesë të dënuarit të transferohen në burgjet e Kosovës, të cilat i menaxhon ajo. Kërkesa nuk është aprovuar. Muhamet Krasniqi, kunati i Haxhiut, është i dënuar me burgim të përjetshëm.

Ajo në gushtin e vitit 2024 bëri kërkesë zyrtare për transferimin e pesë të dënuarve për rastin Kumanova, përfshirë kunatin e saj, të cilët ndodhet në burgjet e shtetit fqinj.

Përmes një letre, Haxhiu i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut të lejoi transferimin në burgjet e Kosovës të kunatit të saj Muhamet Krasniqit dhe katër të tjerëve.

Kërkesa nuk është aprovuar. Së paku deri më sot. Pesë të dënuarit për terrorizëm në rastin ‘Kumanova’: Muhamet Krasniqi, Bajram Elshani, Bek Bajra, Betim Kabashi dhe Demë Shehu ndodhen në burgjet e Maqedonisë së Veriut.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi