Fotot satelitore të publikuara së fundi tregojnë se ushtria kineze po vazhdon zgjerimin në Detin e Kinës Jugore, duke ndërtuar plot 27 instalacione të reja ushtarake.
Në total janë ndërtuar 3.200 hektarë instalacione ushtarake, poligone dhe aeroporte në një kohë tepër të shkurtër, në disa ishuj të këtij deti, përfshirë aeroporte të afta të strehojnë bombardues të pajisur me armë bërthamore.
Në atollin Mischief, Kina ka ndërtuar pistat e fluturimit dhe mbi 72 hangarë për avionë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme raketore antianije, pajisje radarike të avancuara dhe rele komunikimi.
Ndërkaq, që në maj 2025 dy bombardues kinezë H-6K, të aftë të mbajnë armë bërthamore, u vunë re në ishullin Woody.
Përveç në Detin e Kinës Jugore, procesi i zgjerimit dhe ndërtimit të instalacioneve të reja ushtarake ka nisur edhe në pjesë të Detit Koral drejt Australisë, ku Pekini bazohet te “linjat e nëntë pikëpyetje” për shtrirjen e zonës së tij detare.
Gjatë këtij zgjerimi, ushtria kineze ka shkatërruar mbi 4.000 hektarë rafte koralorë, ndërsa adaptimi i atyre rafteve për nevoja ushtarake ka dëmtuar të paktën 20.000 hektarë shtrati detar.