Aktorja amerikane Hannah Einbinder thekson në Kanë mbështetjen e saj për Palestinën

Einbinder shtoi se nuk ka frikë nga bojkoti në botën e artit apo nga humbja e punës për shkak të mbështetjes së saj për Palestinën.

Aktorja amerikane Hannah Einbinder, e cila mori pjesë në edicionin e 79-të të Festivalit të Filmit në Kanë (Cannes) në Francë tha se mosngritja e zërit për Palestinën është gjë më e madhe sesa humbja e karrierës.

Në fjalimin e saj drejtuar pjesëmarrësve në festivalin e famshëm botëror të filmit në Kanë, Einbinder theksoi se nuk do të heqë dorë nga veprimet në emër të vlerave që mbron.

Ajo tha se “ndjek hapat e palestinezëve, të cilët janë detyruar të jenë gjithmonë mbrojtësit e vetvetes”. Einbinder shtoi se nuk ka frikë nga bojkoti në botën e artit apo nga humbja e punës për shkak të mbështetjes së saj për Palestinën.

Lidhur me disa artistë që kanë humbur punën e tyre më parë për shkak të mbështetjes për Palestinën, aktorja amerikane u shpreh: “Mendoj se ajo që ata dinë është e njëjta gjë që di edhe unë: kostoja e heshtjes është më e lartë (sesa humbja e profesionit)”.

“Nuk mendoj se karriera ime e vogël mund të krahasohet qoftë edhe me një jetë të vetme njerëzore”, tha Einbinder duke vënë në dukje se të folurit për Palestinën është një detyrim.

Aktorja me origjinë hebreje, Einbinder në shtator 2025 fitoi çmimin si aktorja më e mirë mbështetëse për rolin e saj në serialin “Hacks” në çmimet Primetime Emmy që cilësohet si “Çmimet Oscar të botës të Televizonit” ndërsa gjatë fjalimit të pranimit të çmimit ajo bëri thirrje për “Liri për Palestinën”.

Kategoritë
BotaLajme