Aktorja amerikane fituese e Oskarit, Jennifer Lawrence: Ajo që po ndodh në Gaza nuk është gjë tjetër veçse gjenocid

Gjatë një konference për shtyp ku u prezantua filmi i saj “Die, My Love”, Lawrence, në lidhje me pyetjen për luftën që pothuajse dy vite ka shkatërruar territoret palestineze, u përgjigj: “Jam e tmerruar. Kjo është e turpshme. Ajo që po ndodh nuk është asgjë më pak se gjenocid dhe është e frikshme.”

AKUZOI POLITIKANËT

Lawrence shprehu gjithashtu pakënaqësinë e saj për atmosferën politike në SHBA, duke theksuar se politikanët gënjejnë dhe se injorimi i asaj që po ndodh në një vend tjetër të botës nuk do të thotë se nuk do të ndodhë në vendin tuaj.

Aktorja 35-vjeçare Jennifer Lawrence bëri këto deklarata në Festivalin e Filmit në San Sebastian.

Kategoritë
BotaLajme