Aktori amerikan Ruffalo thirrje Trumpit të ndërmarrë veprime kundër vdekjes së civilëve dhe urisë në Gaza

“President Trump, bëj diçka. Ti thua se të interesojnë njerëzit që vdesin nga uria dhe do t’u japësh fund luftërave, por bëj diçka”, tha Ruffalo në postimin e tij

Aktori i njohur në SHBA, Mark Ruffalo, për rolin e tij si “Hulk” në filmat me superheronj, i bëri thirrje presidentit amerikan Donald Trump dhe vendeve evropiane të ndërmarrin hapa konkrete për sulmet e Izraelit që shënjestrojnë civilët dhe Gazën nën bllokadën e tij që shkakton uri, transmeton Anadolu.

Në një video-postim në llogarinë e tij në Instagram, platformën e medias sociale me qendër në SHBA, Ruffalo shprehu mbështetje për Gazën, e cila po përjeton krizë humanitare për shkak të sulmeve të Izraelit dhe urisë që ai ka imponuar.

Duke vënë në dukje se më shumë se 80 për qind e të vrarëve në sulmet e Izraelit janë civilë, Ruffalo i bëri thirrje Trumpit si dhe Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera evropiane, të ndërmarrin veprime kundër tij.

“President Trump, bëj diçka. Ti thua se të interesojnë njerëzit që vdesin nga uria dhe do t’u japësh fund luftërave, por bëj diçka”, thekson Ruffalo në postimin e tij.

Ai kujton se organizata monitoruese e mbështetur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Klasifikimi i Fazës së Sigurisë Ushqimore të Integruar (IPC), konfirmoi urinë në Gaza. “Kjo është katastrofë e shkaktuar nga njeriu. Ky është krim i projektuar për të vrarë civilë. Po imponohet nga Izraeli dhe ushtria izraelite”, tha Ruffalo.

Më tej aktori Ruffalo theksoi se Gaza nuk duhet të lejohet të vdesë nga uria dhe se njerëzit duhet të ngrenë zërin për sigurimin e paqes së qëndrueshme.

Të paktën 62.622 palestinezë janë vrarë dhe 157.673 të tjerë janë plagosur në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023.

– Në Gaza u shpall “uri”

IPC njoftoi se në Gaza është konfirmuar uri e nivelit të pestë, që njihet si niveli më i rëndë.

OKB-ja konfirmoi se uria e shpallur në Rripin e Gazës është si pasojë e bllokadës së Izraelit.

Kategoritë
BotaLajme