Aktivistët u mblodhën përpara Union Station në Washington për të protestuar kundër sulmeve izraelite në Gaza, të cilat shënjestrojnë punonjësit e shëndetësisë dhe gazetarët
Aktivistët u mblodhën përpara Union Station në Washington të SHBA-së për të protestuar kundër sulmeve izraelite në Gaza, të cilat shënjestrojnë punonjësit e shëndetësisë dhe gazetarët, raporton Anadolu.
Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi një plan më 8 gusht për të pushtuar qytetin e Gazës. Plani përfshin zhvendosjen e afërsisht një milion palestinezëve në jug, rrethimin e qytetit dhe pushtimin e tij pas sulmeve intensive.
Izraeli ka vrarë gati 63 mijë palestinezë në Rripin e Gazës që nga tetori 2023. Fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me zi buke.
Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.