Aksion i Interpolit në Malishevë dhe Istog, arrestohen dy persona

Dy persona janë arrestuar në një aksion të Interpolit të zhvilluar në Istog dhe Malishevë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Baki Kelani.

Kelani tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një peracion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë”, tha Kelani.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova