Aksident në njërën prej “Via Ferrata” në Pejë, operacioni i kërkim-shpëtimit zbret personin e lënduar

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej “Via Ferrata-ve” në Pejë.

Në njoftim thuhet se bashkë me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vendin ku ka ndodhur aksidenti dhe se janë duke e zhvilluar operacionin e kërkim-shpërtimit.

“Sapo kemi pranuar një thirrje për ndihmë në njërën prej Via Ferrata-ve në Pejë. Shpëtuesit tanë së bashku me zjarrfikësit e kanë lokalizuar vend-aksidentin dhe janë duke e zhvilluar operacionin e Kërkim-Shpëtimit. Për informata më të hollësishme ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Via Ferrata është një shteg që kalon përgjatë masiveve shkëmbore të Grykës së Rugovës në lartësi të ndryshme. Në Pejë gjinden 4 via ferrata të cilat kanë nivele të ndryshme të vështirësisë. Gjatësia e tyre fillon nga 450m deri në 1km, ndërsa lartësit arrijnë deri në 300m.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se tashmë Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbritur personin e lënduar në “Via Ferrata” në Pejë.

Gashi ka treguar se i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë.

“Ekipi i Kërkim Shpëtimit Malor e ka zbrit personin e lënduar. I njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit”, ka thënë Gashi.

Kategoritë
LajmeVendi