Aksident mes dy veturave në Llukë të Deçanit, katër persona të lënduar

Një aksident ka ndodhur në Llukë të Epërme të Deçanit në mes dy veturave.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Epërme, ku katër persona janë lënduar”, ka thënë ai.

Kategoritë
LajmeVendi