AKB kërkon anulimin urgjent të vendimit të ZRRE-së për liberalizimin e tregut të energjisë

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Komerciale për pezullimin e njoftimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) lidhur me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

AKB kërkon që ky vendim të anulohet menjëherë, duke theksuar se procesi ka qenë i shoqëruar me mungesë transparence dhe shkelje procedurale, duke krijuar pasiguri juridike dhe dëm ekonomik për bizneset.

“Bizneset kanë nevojë për stabilitet, jo për vendime të nxituara,” thuhet në reagimin e AKB-së, e cila i bën thirrje institucioneve që të përfshijnë komunitetin e biznesit në çdo reformë të ardhshme.

Kategoritë
LajmeVendi