Abdixhiku nga fabrika që u dogj thirrje institucioneve ta ndihmojnë biznesmenin dhe 400 fermerët që i humbën të gjitha nga zjarri

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar fshatin Kërpimeh të Podujevës, aty ku u dogj fabrika gjatë fundjavës. Ai ka biseduar me pronarin e biznesit Valon kastrati, duke bërë të ditur se me djegien e fabrikës kanë humbur qindra familje.

Abdixhiku i ka bërë thirrje institucioneve të vendit që të ndihmojnë Valonin, punëtorët dhe 400 fermerët e lidhur me këtë biznes.

Kategoritë
LajmeVendi