Planet që Franca, Britania e Madhe dhe Kanadaja kanë paralajmëruar për njohjen e shtetit palestinez mund të izolojnë edhe më tej Izraelin dhe, në afat të gjatë, të forcojnë pozicionin negociues të palestinezëve.
Problemi për palestinezët është se ky njohje mund të mos vijë kurrë, vëren AP në një analizë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu hedh poshtë idenë e shtetësisë palestineze dhe ka premtuar të mbajë kontroll të pakufizuar mbi Jerusalemin Lindor të aneksuar, Bregun Perëndimor të okupuar dhe Rripin e Gazës, territore të pushtuara nga Izraeli në luftën e 1967-ës dhe që palestinezët i duan si pjesë të shtetit të tyre.
Udhëheqësit izraelitë mbështesin aneksimin e plotë të pjesës më të madhe të Bregut Perëndimor, ku Izraeli ka ndërtuar tashmë mbi 100 vendbanime ku jetojnë më shumë se 500,000 kolonë hebrenj.
Pa vullnet politik
Palestinezët mirëpritën mbështetjen ndërkombëtare ndaj aspiratës së tyre për shtetësi dekadash, por thonë se ka masa më urgjente që vendet perëndimore mund të marrin nëse dëshirojnë të ushtrojnë presion ndaj Izraelit.
“Paksa e çuditshme është që përgjigjja ndaj krimeve të përditshme në Gaza, përfshirë atë që raportohet si uritje e qëllimshme, është njohja e një shteti teorik palestinez që mund të mos ekzistojë kurrë,” thotë Khaled Elgindy, studiues mysafir në Qendrën për Studime Arabe Moderne të Universitetit Georgetown.
Fathi Nimer, bashkëpunëtor politik në Al-Shabaka, tregon se vendet mund të kishin pezulluar marrëveshjet tregtare me Izraelin, të kishin vendosur embargo armësh apo sanksione të tjera:
“Ekziston një gamë e gjerë mjetesh në dispozicion të këtyre vendeve, por mungon vullneti politik për t’i përdorur,” shpjegon ai.
Shumica e vendeve të botës e kanë njohur shtetin palestinez dekada më parë, por Britania e Madhe dhe Franca do të ishin anëtaret e treta e katërta të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do ta bënin këtë, duke lënë SHBA-në të vetmen fuqi të madhe që nuk e ka bërë ende.
Hugh Lovatt, ekspert për konflikte në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, vëren se njohja mund të forcojë gjithashtu përpjekjet për të ndalur aneksimin, “por sfida është që ata që e njohin Palestinën të koordinojnë njohjen me hapa të tjerë praktikë”.
Kjo do të kishte rëndësi edhe nëse dhe kur Izraeli e palestinezët të rifillojnë procesin e gjumëzuar të paqes – i ndërprerë pasi Netanyahu u rikthye në pushtet në 2009.
“Kur rifillohen negociatat, ndoshta jo në të ardhmen e afërt, por një ditë, kjo do ta vendosë Palestinën në një pozicion shumë më të barabartë,” shpjegon Julie Norman, profesoreshë e politikave të Lindjes së Mesme në University College London.
Pa ndryshim politike izraelite
AP thekson se nëse dikush në shtator 2023 do t’u kishte thënë palestinezëve se fuqitë e mëdha janë gati ta njohin shtetin e tyre, se gjykata më e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin të ndalojë okupimin, se Gjykata Penale Ndërkombëtare ka kërkuar arrestimin e Netanyahuit dhe se zëra të fuqishëm nga spektri politik amerikan janë kritikë ndaj Izraelit, palestinezët do të kishin menduar se ëndrra e shtetësisë është “nadohët e dorës”.
Por këto ngjarje zbehen përballë luftës që vazhdon në Gaza dhe ofensivave të tjera shkatërruese në Bregun Perëndimor. Fitorja ushtarake e Izraelit mbi Iranin dhe aleatët e tij e ka lënë atë fuqi dominuese ushtarake në rajon, dhe presidenti amerikan Donald Trump është ndoshta mbështetësi më i fuqishëm që Izraeli e ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë.
“Kjo qeveri izraelite nuk do të ndryshojë politikën. Çështja e njohjes, përfundimi i luftës, ndihmat humanitare – të gjitha do të duhet t’i presin një qeverie tjetër,” përfundon Pinkas.