A do të përfshihet Suedia në hetimet për vrasjen e Liridonës, deklarohen nga Prokuroria suedeze

Prokuroria e Suedisë nuk ka pranuar që të ndajë informacione lidhur me rastin e vrasjes së 30-vjeçares me shtetësi suedeze, Liridona Ademaj dhe arrestimin e bashkëshortit të saj, Naim Murseli, si i dyshuar për organizimin e vrasjes, “për shkak të rregullave të fshehtësisë”. Liridona u vra mbrëmjen e 29 nëntorit, në një fshat të Prishtinës. Deri tani për rastin janë arrestuar tre të dyshuar.

Mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës u krye një krim i rëndë. Para dy fëmijëve të saj, u vra 30-vjeçarja me shtetësi suedeze, Liridona Ademaj.

Atë natë, rasti u paraqit si grabitje me pasoja vrasjeje. Por, dy ditë më pas, Policia e Kosovës arrestoi tre të dyshuar lidhur me rastin, përfshirë edhe bashkëshortin e Liridonës, Naim Murselin, poashtu me shtetësi suedeze.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi