A do të ndërtohet edhe xhamia në kalanë e Prizrenit së bashku me teleferikun?

A do të ndërtohet edhe xhamia në kalanë e Prizrenit së bashku me teleferikun?

Banorët dhe turistët e Prizrenit do të kenë një teleferik i cili do të thjeshtojë vizitat në kalanë e qytetit.

Swisscontact në Kosovë nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Mjedisit dhe Komunën e Prizrenit për ndërtimin e teleferikut, që do të lehtësojë qasjen e turistëve në kalanë historike të Prizrenit

Sipas kryetarit të Prizrenit, projekti do të ketë një kosto prej 5 milionë eurosh.

Pas njoftimit të marrëveshjes imami Labinot Maliqi, ka reaguar në lidhje me lajmin se do të vendoset teleferiku në Kalaja e Prizrenit.

Ai tha se është lajm i mirë por se kalaja do të jetë e magët deri sa asaj ti rikthehet xhamia, themelet e saj që edhe sot i shohim, dhe janë argument për ekzistencën e saj të mëhershme.

Një reagim të tillë ka ardhur edhe nga kuvendari i Listës Guxo, Petrit Hoxhaj, i cili në një postim ka bërë apel Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren që të drejtohen me një kërkesë për ndërtimin e xhamisë së kalasë

Postimi i plotë i Hoxhajt

Apel per KBI-n ne Prizren!Xhamija duhet te rikthehet e te ndertohet sbashku me Teleferikun ne Kala.
Nje udhe e dy pune!Kjo do te duhej te jete kerkesa e KBI karshi kerkeses se Komunes se Prizrenit.
Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi
Reklamë: ABE Kosova