60 civilë, përfshirë 20 fëmijë, vriten në sulmin izraelit ndaj një ndërtese banimi në Teheran

Viktimat u raportuan nga vetëm një ndërtesë banimi në lagjen Shahid Chamran në Teheran, e shënjestruar nga Izraeli

Një sulm ajror izraelite ka shënjestruar një ndërtesë banimi në kryeqytetin iranian Teheran, duke vrarë të paktën 60 persona, përfshirë 20 fëmijë, transmeton Anadolu.

“60 persona, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në një sulm izraelit ndaj një ndërtese banimi në lagjen Shahid Chamran të Teheranit”, raportoi Press TV e Iranit.

Në orët e para të së premtes, forcat izraelite sulmuan Iranin, duke goditur objekte bërthamore dhe raketore, si dhe duke vrarë të paktën 104 persona, përfshirë komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë dhe duke plagosur rreth 380 persona të tjerë.

Sipas raporteve, Irani u përgjigj me raketa balistike që shënjestruan disa zona në të gjithë Izraelin, duke vrarë të paktën tre persona dhe duke plagosur mbi 170 të tjerë.

Kategoritë
BotaLajme