23 vjeçarja e lënduar nga kulmi i Komunës vazhdon trajtimin në Neurokirurgji – Elshani tregon për gjendjen e saj

23 vjeçarja që ishte lënduar nga rënia e kulmit në Prishtinë, po e vazhdon trajtimin në Klinikën e Neurokirurgjisë. E për gjendjen e saj ka folur për Ekonomia Online, drejtori i klinikës, Besnik Elshani.

Për më shumë se dy javë, 23 vjeçarja ka qëndruar në Kujdesin Intenziv Qendror, e cila iu është nënshtruar një operacioni në kokë për shkak të gjakderdhjes në indin trunor

Elshani tha se gjendja e saj për momentin është stabile dhe se po merren me rehabilitimin e saj.

“Është paciente e cila ka qenë deri tani në kujdesin intensivë, pas operimit të kaluar në klinikën neurokirurgjisë këtu në Prishtinë. Për momentin  gjendja e saj është stabile domethënë është arrit të dal nga kujdesi intensivë dhe është stabile, në gjendje të mirë jemi duke u marrë me analizat shtesë laboratorike diagnostike si dhe me konsulta tjera si dhe me konsulta e tjera dhe që është e rëndësishme po merrem me rehabilitimin  e saj që është shumë e rëndësishme që të riaftësohet shumë shpejtë  dhe të jetë e gatshme”, u shpreh ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi