​Mbi 70 mijë viktima nga COVID në Gjermani, shqetësim për variantet e reja

Më shumë se 70,000 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Gjermani, sipas shifrave zyrtare.

Instituti Robert Koch njoftoi sot për 4.732 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2.447.068.

Autoritetet raportuan gjithashtu 60 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 70.105. Megjithatë shifrat janë gjithnjë më të ulëta në fundjavë, pasi testohen një numër më i vogël njerëzish.

Instituti tha se niveli i incidencës shtatë-ditore të Gjermanisë është rritur në 65.8, që përfaqëson numrin e rasteve për 100.000 banorë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, përsëriti shqetësimet se variantet e reja të koronavirusit mund të përmbysin progresin e shënuar deri më tani. Kancelarja Angela Markel ka deklaruar se të gjitha të dhënat sugjerojnë një valë të tretë të pandemisë, e shumë rajone po përgatiten për një tjetër mbyllje

Kategoritë
BotaLajme