​LVV: Lista për deputetë përfaqëson çdo fushë të aktivitetit të shoqërisë

Përfaqësues të Lëvizja Vetëvendosje , pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë, kanë thënë se kjo listë i përgjigjet mbështetjes së fuqishme të qytetarëve të Kosovës.

Sipas tyre, lista e LVV-së ka 41 gra kandidate për deputete.

Besnik Bislimi pas dorëzimit të kësaj liste në KQZ, tha se

Bislimi: Lista jonë i ka 41 gra që garojnë

 

“Një listë që është e përbërë nga një shtresë e kandidatëve që përfaqëson pothuajse çdo fushë të aktivitetit të shoqërisë, çdo lloj të aktivizmi edhe rrafshin territorial i përgjigjet pak a shumë strukturës demografike të vendit. Ajo që është shumë më e rëndësishme edhe për mua personalisht deri më tani nuk ka pasur asnjë listë të kandidatëve për deputetë më me shumë gra. Lista jonë i ka 41 gra që garojnë, dhe atë secila më e mirë se tjetra”, tha Bislimi.

Bislimi shtoi se në dhjetëshen e parë janë pesë gra dhe pesë burra, ani pse nuk ka folur me emra.

Ai ka konfirmuar se Vasfije Krasniqi do të jetë në pesëshen e parë të kësaj liste.

Bislimi: Lista është me kandidatë të LVV-së, inciativës së Vjosa Osmanit dhe Alternativës

 

“Nuk ka listë të Vjosa Osmanit, është listë e përbashkët e Lëvizjes Vetëvendosje ku i kemi edhe kandidatët e iniciativës të Vjosa Osmanit, edhe të Alternativës… aq sa janë, Albin Kurti bashkë me Vjosa Osmanin kanë përgatitur bashkë pjesën e listës e cila i delegohet kryetarit të subjektit politik. Po Vasfije Krasniqi është pjesë e listës dhe të ranguar aty ku edhe meriton dikush që përfaqëson ata që përfaqëson Vasfije Krasniqi. Është në pesëshen e parë të listës”, është shprehur ai.

Në orën 18:00 ka përfunduar afati i dorëzimit të listës së deputetëve për certifikim.

Kategoritë
LajmeVendi