Zohran Mamdani e dha betimin mbi dy Kurane, të dy i përkasin familjes së tij

Me hyrjen në vitin e ri 2026, Zohran Mamdani zyrtarisht mori detyrën e kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut. Ajo që e dallon atë nga kryetarët e mëparshëm të qytetit është fakti se betimin e tij e dha mbi Kuran.

Në traditën politike amerikane, të gjithë politikanët, si në pushtetin legjislativ ashtu edhe në atë ekzekutiv, betimin e japin mbi një libër të shenjtë.

Natyrisht, shumica zgjedhin Biblën, ndërsa myslimanët zgjedhin Kuranin. Në historinë amerikane ka pasur edhe raste kur betimi është dhënë mbi Kushtetutën e SHBA-së, si dhe mbi kushtetutat e shteteve federale.

Po ashtu, kjo traditë parashikon që betimi të jepet mbi një libër që ka vlerë sentimentale për personin që merr detyrën, ndaj shumëkush zgjedh Biblën nga shtëpia e vet ose nga shtëpia e një personi të afërt.

Pikërisht për këtë arsye, Mamdani vendosi të marrë nga shtëpia e tij Kuranin mbi të cilin dha betimin, duke hyrë kështu, në një farë mënyre, në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Në ndërtesën e Këshillit Bashkiak, ku ceremonia e betimit do të jetë e hapur për publikun, Mamdani do ta japë betimin mbi “Kuranin e vogël”, përkatësisht versionin xhepi të këtij libri të shenjtë.

Pas inaugurimit, Kurani do të ekspozohet publikisht në Bibliotekën Publike të Nju Jorkut.

Kategoritë
BotaLajme