Zëri i Amerikës: Përplasja diplomatike SHBA-Kosovë errëson marrëdhëniet bilaterale

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosova po vazhdojnë grindjen e pazakonshme publike, pasi kryeministri i shtetit aleat të palëkundur të SHBA-së, u rezistoi thirrjeve për të marrë hapat që Perëndimi thotë të jenë të nevojshme për de-eskalim të tensioneve etnike në veri të Kosovës.

Zëri i Amerikës në gjuhen angleze shkruan se i dërguar i posaçëm i SHBA-së, Gabriel Escobar, e ka quajtur Albin Kurtin jofleksibil dhe mosbashkëpunues, ndërsa Kurti është ankuar se Uashingtoni dhe Brukseli janë të anshëm në favor të Serbisë.

Të enjten, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ishte i drejtpërdrejtë në një intervistë për shërbimit serb të Zërit të Amerikës, duke thënë se Uashingtoni ka problem me Kurtin. “Ai nuk është i gatshëm të pajtohet dhe mendoj se ne kemi disa çështje shumë thelbësore me të nëse mund të llogarisim tek ai si partner”, tha ai.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi