Zelensky pranon draftin e një plani paqeje – do ta diskutojë me Trumpin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka marrë një draft të një plani paqeje nga SHBA-ja.

Zyra presidenciale ukrainase shtoi se pret të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump.

Ky lajm vjen pas raporteve sot për një plan paqeje “të fshehtë” të negociuar midis SHBA-së dhe Rusisë, raporton skynews.

Zelensky “pranoi të punojë mbi pikat” e planit pas një takimi sot, thuhet në deklaratën që u ndanë në platformën X.

“Ukraina ka synuar paqen që nga sekondat e para të pushtimit rus, dhe ne mbështesim të gjitha propozimet substanciale që janë në gjendje të sjellin paqe të vërtetë”, vijon deklarata.

“Ukraina ka mbështetur propozimet e presidentit Trump që nga fillimi i këtij viti për të ndaluar gjakderdhjen. Jemi të gatshëm edhe tani të punojmë në mënyrë konstruktive me palën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe në botë, në mënyrë që rezultati të jetë paqe”, shkruan më tutje.

Kategoritë
BotaLajme