Departamenti i Policisë së New Yorkut zbuloi një tunel të ndërtuar ilegalisht nën Selinë Botërore Chabad-Lubavitch në Brooklyn.
Më shumë se 10 hebrenj ortodoks Hasidic janë arrestuar pas përleshjeve që shpërthyen në një sinagogë historike në New York të SHBA-së, raportuan mediat lokale të martën.
Departamenti i Policisë në New York (NYPD) zbuloi një tunel të ndërtuar në mënyrë të paligjshme nën selinë botërore Chabad-Lubavitch në rrugën 770 Parkway Lindore në Crown Heights, Brooklyn.
Zbulohet një tunel sekret nën një sinagogë në New York https://t.co/stSu44oiAl pic.twitter.com/Sqpdb8oToX
— Anadolu Shqip (@aa_albanian) January 10, 2024
Videot që qarkullonin në X tregonin anëtarët e sinagogës që dilnin nga tuneli, me një përleshje që pasoi ndërsa ata i rezistuan policisë.
Në tunel janë gjetur edhe dyshekë. Pasi motivet e gërmimit të tunelit janë të paqarta, policia ka nisur hetimet.
Zëdhënësi i Chabad Lubavitch, Motti Seligson tha në X kohë më parë se “një grup studentësh ekstremistë” depërtuan nëpër disa mure në pronat ngjitur me sinagogën për t’u siguruar atyre “qasje të paautorizuar”.

