Wilders lavdëroi Putinin dhe njoftoi tashmë një vizitë në Rusi, Evropa tashmë ka një problem të madh ​

Wilders lavdëroi Putinin dhe njoftoi tashmë një vizitë në Rusi, Evropa tashmë ka një problem të madh ​

Lideri i Partisë së Lirisë (PVV) dhe fituesi i zgjedhjeve të djeshme në Holandë, Geert Wilders, dëshiron të luftojë kundër “rusofobisë histerike” dhe në këtë drejtim tha se “Rusia nuk është armike” dhe se “duhet të të mos bëhet prej saj”.

Ai e sheh presidentin rus Vladimir Putin si një aleat në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionit masiv nga Afrika. Ai planifikon të vizitojë Rusinë vitin e ardhshëm për të bërë të qartë se “jo të gjithë në Holandë janë anti-rusë”.
Sipas tij, Holanda mund të mësojë shumë nga rusët përsa i përket patriotizmit.

Wilders dënoi politikanët që, sipas tij, po bëjnë lojëra politike duke mbjellë imazhe të rreme të armikut. Javën e kaluar, Ministrja e Brendshme holandeze Kasja Ollongren paralajmëroi për përpjekjet e Rusisë për të ndikuar në opinionin publik në Holandë përmes lajmeve të rreme dhe trolleve të internetit.Wilders, të cilin Politico e quajti “makthi më i keq i Evropës”, thotë se dëshiron të balancojë “rusofobinë histerike që mbretëron aty-këtu në Holandë”.

Udhëheqësi i PVV tha gjithashtu se ai e kuptonte ndjenjën e Rusisë për t’u rrethuar nga një NATO që përparon.

“Unë jam një tifoz i madh i NATO-s dhe amerikanëve, por këtu Rusia ka të drejtë,” tha ai.

Ai beson se jo gjithçka që bën Rusia është e mirë, por ai sheh interesa dhe ngjashmëri mes Rusisë dhe Holandës.
​

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova