Raportuesja për Kosovë në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, në konferencën e saj për media, ka folur për atë që u kritiku për mënyrën se si foli me Policinë e Kosovës në veri si dhe për reagimet e deputetëve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
Duke iu përgjigjur kritikave për mënyrën se si ka biseduar me Policinë e Kosovës në veri të vendit, ajo thënë se nuk e kishte asgjë personale por kur sheh autoblinda dhe Njësinë Speciale të krijohet një ndjesi jo të mirë, prandaj edhe kam pyetur se çfarë po ndodhë.
Ajo ka thënë se është detyra e tyre, dhe është në dijeni se ata po zbatojnë urdhra. Por se është pyetje legjitime sipas saj si një politikane e karrierës.
“Është detyra e tyre, nuk është dëshira e tyre, por e pashë se nuk ndjeheshin rehat. Është detyra e tyre, natyrisht se ata do të qëndrojnë aty. Dhe unë si politikane që një karrierë të gjatë pyeta: Çfarë dreqin po bëni këtu? Nuk është vendimi i juaj, e di këtë, por a mendoni se kjo është vërtetë e nevojshme?. Edhe ai zotëriu nuk mundi të më jap përgjigje të qartë në pyetjen time legjitime. Është e kuptueshme”, tha Von Cramon.
Ndërsa ajo është përgjigjur edhe deklarimit të deputeti i VV’së, Artan Abrashi, se “mysafirët i presin në Prizren për qebapa”.

Von Cramon, ka thënë se ka qenë shpesh në Prizren, dhe se e ka ndjekur edhe Dokufestin dhe se është një vend i mrekullueshme.
Ajo ka thënë se është e shqetësuar për veriun por se vendimi final i takon qeverisë. Ndërsa ka theksuar deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikanë që kanë qenë të ashpra.
“Vendimi final nuk u takon zyrtarë ndërkombëtar por atyre të zgjedhur këtë. Ju i keni parë reagimet nga të gjithë dhe nga kryeministri Edi Rama. Ne jemi këtu për të thënë shqetësimin ton dhe për të ndihmuar. Pavarësisht se cilat janë zhvillimet Kosova e ka mbështetjen tonë, por ka gjëra që janë në dorën e Kosovës dhe duhet bërë në mënyrën e duhur”.tha von Cramon.
“Dua të përmend progresin që ka arritur Kosova viteve t’i fundit. Dua ti uroj qytetarët për heqjen e vizave, aplikimin e saj në KiE. Dua ta përgëzoj Qeverinë për luftimin e korrupsionit. Një ndër pikat kyqe është edhe dialogu me Serbinë. Vizitova veriun dhe isha shumë e shqetësuar. Është një tensionim i situatës. Askush nuk mund të udhëheq me 2% të votave. Për këtë unë kam shkuar vetë për ta parë gjendjen atje. Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë, ata duhet të parashtrojnë pyetje nëse kjo çka po ndodh është formë e mirë e qeverisjes. Dialogu duhet të shërbejë për zgjidhjen e problemeve dhe për paqe.”, tha ajo./gazetametro.net