Vazhdon lëvizja intensive e ushtrisë ukrainase në rajonin e Donetskut

Në vijën e frontit ku dy ushtritë përdorin kryesisht sistemet artilerike, përdoren në mënyrë aktive edhe tanket, avionët luftarakë, helikopterët, murtajat dhe armët e tjera

Përderisa lufta Rusi-Ukrainë vazhdon prej më se 11 muajsh, luftimet më të ashpra mes dy ushtrive zhvillohen në rajonin e Donetskut, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa lufta e cila vazhdon në Ukrainë zhvillohet edhe në rajone të tjera të vendit si Kharkiv, Zhaporizhzhia dhe Kherson, konfliktet më intensive në kohët e fundit vërehen edhe në qytetin Bakhmut dhe zonat përreth në rajonin e Donetskut.

Ekipi i AA-së ka hyrë në frontin e Donetskut në afërsi të Bakhmut-it dhe ka regjistruar pamjet e situatës së fundit këtu.

Në vijën e frontit ku dy ushtritë përdorin kryesisht sistemet artilerike, përdoren në mënyrë aktive edhe tanket, avionët luftarakë, helikopterët, murtajat dhe armët e tjera.

Gjithashtu në vijën e frontit ngrihet tymi dhe dëgjohen vazhdimisht shpërthimet të fuqishme, ndërsa vazhdon edhe lëvizja intensive e ushtrisë ukrainase.

“Tanket janë shumë të rëndësishme në vijën e frontit”

Në frontin e Donetskut ku luftimet e ashpra janë gjithnjë në rritje, tërheqin vëmendjen aktivitetet aktive të njësive të tankeve të ushtrisë së Ukrainës.

Drejtuesi i tankut me emrin e koduar “Pan” (35) në një njësi tankesh të lidhur me një brigadë të ushtrisë, shpjegoi për gazetarin e AA-së zhvillimet në front ku ai tha se prej vitit 2014 është në shërbim të ushtrisë dhe se prej 2 vitesh është me detyrë në ekuipazhin e tankeve.

Duke vënë në dukje rëndësinë e aktiviteteve të tankeve në front, Pan tha se “Tanku është një prej elementëve më të rëndësishëm i cili mund të ndalë armikun. Falë këtij mjeti ushtarak të fuqishëm mbrojmë jetën e ushtarëve por edhe zmbrapsin sulmet e armikut”.

“Tanket i përdorim në mënyrë shumë aktive në vijën e frontit ku vazhdojnë luftimet”, nënvizoi Pan i cili shtoi se “Tanket përdoren çdo ditë, madje brenda ditës mund të marrin pjesë në 10 misione. Për këtë arsye aktivitetet e tankeve nuk ndalen”.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi intensitetin e luftimeve në front. “Vlerësimi i luftimeve në front si ‘të nxehta’ madje është një përkufizim i butë. Kjo shprehje mbetet shumë e dobët në krahasim me situatën në front. Falë tankeve mund të ndalim armikun tonë”, tha Pan.

Më tej Pan foli për vendimin e aleatëve për të mbështetur Ukrainën me tanke dhe theksoi se u janë mirënjohës të gjithë atyre që kanë marrë vendimin në fjalë.

Kategoritë
BotaLajme