Vaksinim në dëborë/ Punonjësit shëndetësorë i injektojnë vaksinat tek udhëtarët e bllokuar

Shumë njerëz duhet të përshkojnë mijëra kilometra për të marrë një vaksinë kundër COVID-19, por disa udhëtarëve në Oregonin të SHBA-ve, iu injektuan vaksinat në kushte tejet të vështira klimaterike.

Punonjës të Shëndetit Publik në Qarkun e Josephine, po ktheheshin nga një klinikë vaksinimi me qendër në shkollën e mesme të luginës së Illinois, kur rreth 20 anëtarë të grupit u bllokuan në rrugë si pasojë e një stuhie të dendur dëbore. Atyre i kishin mbetur ende 6 doza vaksinash, e për t’i shfrytëzuar ato para se të skadonin, shkuan nga një makinë në tjetrën, për t’i ofruar njerëzve vaksinimin.

Gjatë procesit, pranë punonjësve qëndronte një ambulancë, e gatshme nëse ndonjë nga njerëzit pësonte reaksion. Të gjashtë dozat u injektuan në udhëtarë të rastësishëm në rrugë. Departamenti i Shëndetësisë i Qarkut Josephine, tha se injektimi i vaksinës iu bë dhe një sherifi, i cili kishte dashur më herët të ishte i pranishëm në bazën e vaksinimit, por ishte bllokuar nga dëbora.

Kategoritë
BotaLajme