Ushtria izraelite ka vrarë 400 palestinezë në Rripin e Gazës brenda një dite

Ushtria izraelite ka vrarë 400 palestinezë në Rripin e Gazës brenda një dite

Pavarësisht thirrjeve të bëra nga bota për ndalimin e masakrës civile, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës duke i rritur ato.

Ushtria izraelite ka vrarë 400 palestinezë, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar në sulmet që ka zhvilluar në ditën e fundit në Rripin e Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Pavarësisht thirrjeve të bëra nga bota për ndalimin e masakrës civile, ushtria izraelite vazhdon sulmet e saj kundër Gazës duke i rritur ato. Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se 320 pika janë goditur në ditën e fundit në Rripin e Gazës.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, në këto sulme kanë humbur jetën 400 palestinezë. Sipas informacioneve që WAFA ka transmetuar nga burimet shëndetësore në qytet, thuhet se 70 për qind e të vrarëve janë fëmijë, gra dhe moshuar.

Bashkë me këto humbje, rritet në 4.700 numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e sulmeve të Izraelit që nga 7 tetori e deri më tani.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova