Ushtria izraelite hedh në erë shtëpinë e palestinezit të arrestuar në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite hodhi në erë shtëpinë e palestinezit të arrestuar Ahmad Rafeek al-Haimuni në qytetin e pushtuar El-Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor

Ushtria izraelite hodhi në erë shtëpinë e palestinezit të arrestuar Ahmad Rafeek al-Haimuni në qytetin e pushtuar El-Khalil (Hebron) në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu.

Sipas raportimeve, njësitë e inxhinierisë së ushtrisë izraelite shkatërruan me eksplozivë në orët e mëngjesit shtëpinë e familjes Al-Haimuni në jug të El-Khalilit.

Izraeli akuzon Ahmad Rafeek al-Haimunin për pjesëmarrje dhe financim të një sulmi të kryer në muajt e fundit. U raportua se ushtria vazhdoi operacionet e saj në zonë pas shkatërrimit dhe mori masa të gjera sigurie në afërsi.

Të paktën 1.047 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 10 mijë të tjerë janë plagosur në Bregun Perëndimor nga forcat izraelite dhe kolonët e paligjshëm që nga tetori 2023, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në një mendim historik korrikun e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) e shpalli të paligjshëm pushtimin e territorit palestinez nga Izraeli dhe bëri thirrje për evakuimin e të gjitha vendbanimeve në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor.

Kategoritë
BotaLajme