“Udhëheqësi i milicisë së mbështetur nga Izraeli vritet në Gaza”

Mediat raportuan se Yasser Abu Shabab, i cili ka punuar në bashkëpunim me ushtrinë izraelite, u vra në përleshjet fisnore në Gaza

Udhëheqësi i një milicie të mbështetur nga Izraeli në Rripin e Gazës është vrarë, transmeton Anadolu.

Transmetuesi publik KAN tha se Yasser Abu Shabab, i cili ka punuar në bashkëpunim me ushtrinë izraelite, u vra në përleshjet fisnore në Gaza.

Kanali televiziv izraelit i24 tha se Abu Shabab ndërroi jetë nga plagët e marra në Qendrën Mjekësore Soroka në Izraelin jugor.

Amit Segal, një analist politik izraelit, për Channel 12 etha se vdekja e militantit është një “zhvillim i keq për Izraelin”, pasi “Hamasi e shihte atë si një kërcënim strategjik për sundimin e tij”.

Kategoritë
BotaLajme