U jepet lamtumira e fundit Egzon e Nafije Bogujevcit në Pozheran të Vitisë

U jepet lamtumira e fundit Egzon e Nafije Bogujevcit në Pozheran të Vitisë

Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë.

Vëlla e motër dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi, i cili privoi nga jeta gruan dhe vëllain e saj, vrasje e dyfishtë kjo që ndodhi në Livoç të Ulët të Gjilanit, të premtën në orën 14:26.

I dyshuari po ashtu plagosi rëndë një person tjetër që dyshohet të jetë djali i axhës së viktimave, i cili është duke u mjekuar në Intensivë të QKUK-së.

Është raportuar se pas ngjarjes së rëndë, i dyshuari është vetdorëzuar në polici, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan po heton mbi zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, një familjar i afërt i viktimave tha dje për KosovaPress se motivi i ngjarjes dyshohet të jetë xhelozia e bashkëshortit të viktimës. Më tej, ai tregoi se më herët nuk kanë pasur probleme të theksuara familjare. Mes tjerash, ai bëri të ditur se djali tashmë i vrarë ishte djali i vetëm i familjes.

Valon Ramushi është dënuar me një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Kategoritë
LajmeVendi