Turqi,”shefi i FETO-s për Azinë Qendrore” dënohet me 21 vjet burg

Turqi,”shefi i FETO-s për Azinë Qendrore” dënohet me 21 vjet burg

Para Gjykatës së 23-të të Lartë Penale në Ankara, sot u shqiptua dënimi për Orhan Inandin, i cili përmes një operacioni të MIT-it u soll nga Kirgistani në Türkiye.

Kreu i ashtuquajtur për Azinë e mesme i organizatës terroriste FETO, Orhan Inandi, i cili përmes një operacioni të agjencisë së inteligjencës MIT u soll në Türkiye, u dënua me 21 vjet burg, raporton Anadolu.

Para Gjykatës së 23-të të Lartë Penale në Ankara, sot u shqiptua dënimi për Orhan Inandin, i cili përmes një operacioni të MIT-it u soll nga Kirgistani në Türkiye.

Inandi para gjykatës rrëfeu për aktivitetet e tij brenda FETO-s dhe pranoi se ishte figurë udhëheqëse e organizatës në Kirgistan, ndërkaq, duke mohuar fajin, kërkoi të lirohet.

Këshilli gjyqësor më pas lexoi vendimin e shkallës së parë, sipas të cilit Inandi u shpall fajtor për veprën penale “anëtarësim në një organizatë të armatosur terroriste”, për çka u dënua me 21 vjet burg.

Orhan Inandı, i cili u soll në Türkiye përmes një operacioni të MIT-it, organeve gjyqësore iu dorëzua më 5 korrik 2022.

Në aktakuzë, për Inandin u kërkuar një dënim me burg nga 15 deri në 22 vjet e gjashtë muaj për “menaxhimin e një organizate të armatosur terroriste”.

Inandi, i cili nuk donte të përfitonte nga mundësia e pendimit, pranoi se ishte personi përgjegjës i FETO-s për Azinë Qendrore dhe dha informacione për strukturimin e organizatës në këtë rajon.

Ai ka deshifruar edhe emrat dhe fushat e përgjegjësisë të shumë drejtuesve të FETO-s, të cilat nuk janë deshifruar deri më tani.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova