“Pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me anulime fluturimesh për Iranin nuk pasqyrojnë të vërtetën. Ne nuk kemi asnjë anulim fluturimi. Fluturimet tona operojnë gjatë kushteve të ditës po vazhdojnë sipas planit”, tha Ustun.
Turkish Airlines ka mohuar pretendimet se ka anuluar fluturimet nga Turqia drejt Iranit, duke deklaruar se operimet drejt Teheranit po vazhdojnë sipas planit, sipas, transmeton Anadolu.
“Pretendimet që qarkullojnë në rrjetet sociale lidhur me anulime fluturimesh për Iranin nuk pasqyrojnë të vërtetën. Ne nuk kemi asnjë anulim fluturimi. Fluturimet tona që operojnë gjatë kushteve të ditës po vazhdojnë sipas planit”, tha Yahya Ustun, zv/presidenti i lartë për komunikim i Turkish Airlines, në rrjetin social amerikan X.
Në javët e fundit, SHBA-ja ka forcuar praninë e saj ushtarake në Gjirin Persik dhe ka sinjalizuar mundësinë e veprimit ushtarak për të ushtruar presion mbi Iranin që të heq dorë nga programet bërthamore dhe raketore, si dhe të kufizojë “aleatët e tij rajonal”.
Teherani ka akuzuar Washingtonin dhe Izraelin për fabrikimin e preteksteve për ndërhyrje dhe ndryshim regjimi, duke paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi ushtarak, edhe nëse është i kufizuar, teksa këmbëngul se heqja e sanksioneve duhet të shoqërojë çdo kufizim të programit të tij bërthamor.

















