Trumpit i është dorëzuar lista e objektivave të mundshme në Iran: Janë shënuar 50 lokacione

Administratës së Donald Trumpit i është dorëzuar një listë me objektiva të mundshëm, teksa presidenti amerikan po shqyrton një sulm të ri ndaj Iranit.

Një organizatë e supozuar joqeveritare, United Against Nuclear Iran (UANI), me seli në Uashington, ka përgatitur një dosje me 50 objektiva dhe ia ka dorëzuar zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë në orët e hershme të mëngjesit të së hënës, përpara takimeve kyçe të sigurisë, bëri të ditur organizata ekskluzivisht për Daily Mail.

Dokumenti zbulon koordinatat e sakta të shtabit Tharallah të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Ky shtab në praktikë funksionon si qendra nervore e ushtrisë, me kontroll operacional mbi forcat policore.

Lista e objektivave përfshin katër nën-shtabe kyçe që mbikëqyrin pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Përveç qendrave kryesore komanduese, dosja nxjerr në pah infrastrukturë të fshehtë nëpër Teheran, e cila funksionon si rrjeti primar komandues.

Objektivat përfshijnë 23 baza rajonale IRGC–Basij, nga një në secilin prej 22 rajoneve komunale të Teheranit.

Trump të martën la të kuptohet se ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë, u bëri thirrje demonstruesve se “ndihma është në rrugë” dhe që të “regjistrojnë emrat e vrasësve dhe keqtrajtuesve”.

Kategoritë
BotaLajme