Presidenti amerikan Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania Trump pritën në një ceremoni solemne në Shtëpinë e Bardhë çiftin mbretëror britanik, ndërsa me këtë rast Trump shprehu një sërë lavdërimesh për Charles III.
Gjatë pritjes së mbretit Charles III dhe Camilla në oborrin jugor të Shtëpisë së Bardhë, Trump nderoi prindërit e tij të ndjerë, duke theksuar lidhjet e nënës së tij me Mbretërinë e Bashkuar.
“Ishin të martuar për 63 vite dhe – më fal, nëse nuk të pengon – ky është një rekord që ne nuk do të mund ta arrijmë, e dashur. Më vjen keq, thjesht nuk do të shkojë kështu – do t’ia dalim mirë, por jo aq mirë, 63 vite,” tha Trump, duke iu drejtuar bashkëshortes së tij.
Më pas, ai foli edhe për zhvillimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.









