Trump thotë se do të diskutojë Iranin me presidentin kinez Xi në takimin e ardhshëm

Presidenti amerikan vuri në dukje se, pavarësisht se Kina merr rreth 60 për qind të naftës së saj përmes Ngushticës së Hormuzit, ajo ka mbetur “shumë respektuese” ndaj operacioneve të udhëhequra nga SHBA-ja në rajon

Presidenti amerikan Donald Trump tha të martën se konflikti rajonal me Iranin do të jetë një nga temat e diskutimit gjatë samitit të tij të planifikuar me presidentin kinez Xi Jinping në mes të majit, raporton Anadolu.

“Do të flas për këtë; do të jetë një nga temat, por ai ka qenë shumë i sjellshëm për këtë”, u tha Trump gazetarëve.

Ai vuri në dukje se, pavarësisht se Kina merr rreth 60 për qind të naftës së saj përmes Ngushticës së Hormuzit, ajo ka mbetur “shumë respektuese” ndaj operacioneve të udhëhequra nga SHBA-ja në rajon.

“Ne nuk jemi sfiduar nga Kina. Ata nuk na sfidojnë”, tha Trump, duke ia atribuar këtë bashkëpunim marrëdhënies së tij personale me Xi, të cilin e përshkroi si një “njeri të jashtëzakonshëm”.

Trump theksoi se marrëdhënia ekonomike mes dy fuqive globale mbetet fitimprurëse. “Ne bëjmë shumë biznes me Kinën dhe fitojmë shumë par”,” tha ai. “Është ndryshe nga më parë”, shtoi Trump.

Vizita e nivelit të lartë është planifikuar për 14–15 maj në Pekin. Samiti fillimisht ishte planifikuar për prill, por u shty për shkak të luftës me Iranin.

Kategoritë
BotaLajme