Ky veprim vjen pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi shumicën e tarifave të Trumpit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten se ka nënshkruar dokumente për vendosjen e një tarife 10 për qind mbi të gjitha importet nga çdo vend, transmeton Anadolu.
“Është nderi im i madh që sapo kam nënshkruar, nga Zyra Ovale, një tarifë globale 10 për qind për të gjitha vendet, e cila do të hyjë në fuqi pothuajse menjëherë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.
Ky veprim vjen pasi Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara rrëzoi shumicën e tarifave të Trumpit.
Me një vendim me 6 vota pro dhe 3 kundër, gjykata konstatoi se Trump e ka tejkaluar autoritetin e tij kur vendosi tarifa të gjera duke u mbështetur në një ligj të rezervuar për raste emergjence kombëtare.

















