Trump: Mund ta vrisnim Maduron nëse do të ishte e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se forcat amerikane mund ta kishin vrarë presidentin e Venezuelës, Nicolás Maduro, nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Duke folur për sulmin e SHBA-së ndaj Venezuelës dhe arrestimin e Maduros bashkë me bashkëshorten e tij Cilia Flores, Trump tha: “Kjo mund të kishte ndodhur. Ai u përpoq të shkonte në një vend të sigurt, i cili ishte plotësisht prej çeliku. Nuk arriti të mbërrinte te dera, sepse njerëzit tanë ishin shumë të shpejtë.”

Trump pohoi se ushtria amerikane ishte shumë efektive përballë forcave venezuelane, të cilat, sipas tij, ofruan rezistencë të madhe dhe pati shumë shkëmbime zjarri (CNN).

Sipas Trump, Maduro ndodhet aktualisht në anijen USS Iwo Jima dhe do të dërgohet në New York, ku ai dhe bashkëshortja e tij do të përballen me akuza për narkoterrorizëm nga autoritetet amerikane.

Kategoritë
BotaLajme