Trump konfirmoi sulmin ndaj Venezuelës, tha se Nicolas Maduro dhe bashkëshortja e tij janë kapur

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro është kapur së bashku me bashkëshorten e tij dhe ndodhet në transport.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një goditje të madhe kundër Venezuelës dhe liderit të saj, Nicolas Maduro. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Operacioni është kryer në përputhje me ligjet amerikane”, shkroi Trump.

Ai shtoi se në aksion kanë marrë pjesë organet amerikane të rendit, por nuk sqaroi se si dhe cilat agjenci kanë qenë të përfshira.

Maduro është akuzuar para një gjykate amerikane në vitin 2020 për narko-terrorizëm të dyshuar.

Trump deklaroi se më shumë detaje do të bëhen publike në një konferencë për media në orën 11:00 sipas kohës lindore, në Mar-a-Lago.

Kategoritë
BotaLajme