Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk pajtohen me kontrollin amerikan të Grenlandës

Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk pajtohen me kontrollin amerikan të Grenlandës

Presidenti amerikan Donald Trump sugjeroi se mund të ndëshkojë vendet me tarifa nëse nuk mbështesin kontrollin e Grenlandës nga SHBA-të, një mesazh që erdhi ndërsa një delegacion i Kongresit u takua me ligjvënës danezë dhe të Grenlandës në Kopenhagen dhe kërkoi të ulte tensionet.

Trump për muaj të tërë ka këmbëngulur që SHBA-të duhet të kontrollojnë Grenlandën, një territor gjysmëautonom i Danimarkës, aleatit të NATO-s , dhe tha më parë këtë javë se çdo gjë më pak se ishulli Arktik në duart e SHBA-së do të ishte “e papranueshme”.

“Mund t’u vendos tarifa vendeve nëse nuk pajtohen me Grenlandën”, tha ai pa dhënë detaje.

Kategoritë
BotaLajme