



Sipas Israel Defense Forces, ushtarët akuzohen se kanë komunikuar me personat që i rekrutuan derisa ishin ende të mitur dhe se me vetëdije kanë kryer misione spiunazhi në emër të Teheranit.
Ushtarët, të cilët trajnoheshin në një shkollë teknike të forcave ajrore izraelite, akuzohen se kanë fotografuar objekte dhe ambiente me kërkesë të një iraniani.
Të dyshuarit gjithashtu kanë dokumentuar hapësira publike si stacione hekurudhore, qendra tregtare dhe kamera sigurie.
Agjencitë e sigurisë shtojnë se personi që i drejtonte u kishte kërkuar të blinin armë, por nuk është e qartë nëse ata kishin pranuar ta bënin një gjë të tillë.
Prokurorët shtetërorë në Zyrën e Prokurorit të Qarkut në Haifa pritet të ngritin aktakuzë ndaj këtyre katër personave më vonë gjatë ditës.