Tjetër aksident ajror në Japoni, përplasen dy avionë pasagjerësh

Tjetër aksident ajror në Japoni, përplasen dy avionë pasagjerësh

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një aeroport në Japoni, në atë që është incidenti i dytë ajror, pas atij të ndodhur në aeroportin Haneda të Tokios më 2 janar, ku pesë persona humbën jetën.

Pasi avioni i Japan Airlines me 367 pasagjerë dhe 12 anëtarë ekuipazhi u shkrumbua si pasojë e përplasjes me një avion të rojës bregdetare, këtë herë avionët e Korean Air dhe Cathay Pacific ranë në kontakt në aeroportin New Chitose të Hokkaidos.

Incidenti ndodhi në orën 17:30 me kohën lokale. Avioni i Cathay Pacific pa pasagjerë në bord ishte parkuar në pistë kur u godit nga avioni në lëvizje i Korean Air, sipas transmetuesit japonez NHK.

Sipas zyrtarëve të aeroportit, avioni i Korean Air ishte duke u përgatitur për nisje kur krahu i tij i majtë u përplas me krahun e djathtë dhe bishtin e avionit të Cathay Pacific të parkuar pranë tij. Fotot e realizuara nga dëshmitarët tregojnë një të çarë në krahun e avionit të Cathay Pacific.

Në bordin e fluturimit të Korean Air ishin 289 pasagjerë. “Nuk ka pasur të lënduar dhe linja ajrore po bashkëpunon me të gjitha autoritetet përkatëse”, tha zëdhënësja e kompanisë së fluturimit.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova