Televizioni shtetëror izraelit pretendon se Izraeli po përgatitet të sulmojë Flotën Sumud

Ndërsa Flota Globale Sumud vazhdon lëvizjen drejt Gazës, televizioni shtetëror izraelit KAN ka pretenduar se ushtria po përgatitet të sulmojë flotën. Në një kohë kur në Gaza po vazhdon katastrofa humanitare, ky pretendim e nxjerr edhe një herë në pah ashpërsinë e situatës.

Televizioni shtetëror KAN raportoi se Flota Sumud ndodhet rreth 150 milje detare larg Gazës dhe se rreth 50 anije janë duke u afruar drejt “zonës së ndërhyrjes”.

Thuhet se marina izraelite po përgatitet të ndërhyjë ndaj Flotës Sumud dhe t’u sekuestrojë anijet.

PRITET DËRGIMI I NJË ANIJEJE LUFTARAKE NË RAJON

Sipas raportimeve, pritet që një anije e marinës izraelite të dërgohet në rajon për të shoqëruar aktivistët e arrestuar drejt portit të Asdudit në jug të Izraelit.

Disa nga anijet e Flotës Sumud do të tërhiqen drejt portit të Asdudit, ndërsa disa të tjera mund të fundosën.

Në lajm u theksua se ushtria izraelite nuk do t’i lejojë Flotës Sumud të arrijë në Gaza.

Kategoritë
BotaLajme