Të premten, ora e parë mësimore i kushtohet lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Nesër shënohet 144 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me këtë rast ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se nesër 10 qershor, ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet kësaj ngjarje.

Nagavci në Favebook tha se ky vendim është marrë në koordinim me ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi.

“Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nesër, 10 qershor 2022, të gjitha shkollat në Kosovë dhe Shqipëri do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare. Jam e lumtur që këtë vendim e kemi marrë bashkë me ministren e Arsimit të Shqipërisë, znj. Evis Kushi, për t’ua mundësuar nxënësve tanë në të dyja vendet, që të flasin njëkohësisht për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Kështu, ne po bartim së bashku te gjeneratat e reja  veprën frymëzuese të intelektualëve dhe atdhetarëve të kohës dhe lavdinë e historisë shqiptare”, tha ajo.

Kategoritë
LajmeVendi