Gazeta zvicerane “NZZ” ka saktësuar raportimin e saj të djeshëm për takimet diskrete në Solothurn të Zvicrës, duke thënë se ndonëse Besnik Bislimi e Marko Gjuriq kanë qenë pjesëmarrës, ata s’janë takuar direkt mes vete.
Në paragrafin ku përmendet Bislimi e Gjuriq tashmë ata kanë shtuar fjalinë “Megjithatë, ata s’janë takuar kurrë mes vete”.
Derisa në versionin origjinal dhe të pa ndryshuar të tekstit një fjali e tillë nuk figuron.
(Foto Screenshot i datës 6 janar 2026)
Shkrimin e edituar e ka shpërndarë edhe këshilltari i Bislimit, Klisman Kadiu.













