Sulmi terrorist në veri, Ambasadori britanik në Beograd me disa pyetje: Si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh

Sulmi terrorist në veri, Ambasadori britanik në Beograd me disa pyetje: Si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se ka shumë pyetje pa përgjigje, teksa ka folur për sulmin terrorist në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, tashmë hero i Ksovës.

Gjatë një interviste për Nova, ai ka shttruar disa pyetje, si kush ishin ata njerëz që sulmuan, si arritën të hynin me një arsenal të tillë armësh e çfarë po planifikonin të bënin.

Më tutje, ai ka thënë se në këtë situatë nevojitet vëtëpërmbajtja. Por ka kërkuar që  Serbia t’i sjellë përgjegjësit para drejtësisë.

”Ky ishte një incident shumë i rëndë dhe shumë pyetje janë ende pa përgjigje, për shembull – kush ishin këta njerëz, si arritën të hynin në një arsenal të tillë armësh dhe çfarë planifikonin të bënin me të. Siç theksoi ministri ynë për çështje evropiane gjatë vizitës së tij në Beograd në fillim të kësaj jave, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Serbia tani të kontribuojë në një hetim të plotë dhe sjelljen e përgjegjësve para drejtësisë. E kuptoj që emocionet janë të larta nga të gjitha anët, por ajo që na duhet dëshpërimisht tani është përgjegjësia dhe vetëpërmbajtja“, ka thënë ai, të shtunën.

Kategoritë
BotaLajme
Reklamë: ABE Kosova